Site icon PORTALB

Te Genti optimist: Ne vazhdojmë në grupet e Ligës së Evropës (FOTO)

Trajneri Hein Vanhaezebrouck dhe Renato Neto

Trajneri Hein Vanhaezebrouck dhe Renato Neto

Pas arritjes në Shkup, skuadra e Gentit ka zhvilluar konferencë për shtyp dhe më pas edhe futbollistët kanë shijuar atmosferën në stadiumin “Filipi i II-të”, ku edhe do të luhet ndeshja.

Trajneri i Gentit Hein Vanhaezebrouck ka thënë se në asnjë moment nuk do të jetë lehtë, pasi lehtë nuk e ishte edhe në ndeshjen e parë. “Ne e pamë se nuk e kishim lehtë me Shkëndijën në ndeshjen e parë, andaj tani do ta kemi edhe më vështirë, pasi ata duhet patjetër që të na fitojnë ne, pasi vijmë me epërsi minimale 2:1. Por ne për të siguruar kualifikimin duhet të shënojmë gol. Ndoshta në fillim ishim favorit, por tani më nuk jemi, pasi Shkëndija tregoi në Belgjikë se ka skuadër të mirë. Do të jetë dëshpëruese për ne nëse eliminohemi “, ka thënë Hein Vanhaezebrouck.

KAA Gent ka udhëtuar për në Shkup me disa probleme, Gustav Wikheim (po stërvitet individualisht), Jeremy Taravel (ende nuk është i gatshëm 100%), Brecht Dejaegere (vazhdon rehabilitimin) dhe Ofir Davidzada (pritet të arrijë sot në mëngjes), por trajneri Vanhaezebrouck mendon se ka listë të gjatë të futbollistëve dhe nuk do të ketë probleme për të nxjerr ekipin më të mirë sonte në mbrëmje

Edhe brazilianin i Gentit, Renato Neto nuk mendon se ekipi i tij do ta ketë lehtë, por duke shtuar se me pak më shumë mundë do të kualifikohen për në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

“Aspak nuk do ta kemi lehtë. Do të duhet të japim maksimumin që të arrijmë qëllimin tonë, por thjesht asnjëherë nuk mendoj një skenar që ne të mbesim pa gara evropiane këtë vjeshtë”, ka thënë Neto.

Përballja Shkëndija-Genti luhet të enjten në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, me fillim në orën 20:00. /Portalb.mk/

Exit mobile version