Site icon PORTALB

Izair Emini me gol ndihmon Kukësin në fitoren e Superkupës

Festa e Kukësit pas fitores së Superkupës

Festa e Kukësit pas fitores së Superkupës

Sot është luajtur Superkupa e Shqipërisë, ku kanë luajtur Skënderbeu si kampion dhe Kukësi si fitues i Kupës. Ndeshja është luajtur në stadiumin e “Selman Stermasit”, festa ishte e tëra për Kukësin. Skuadra verilindore e nisi sezonin me Superkupën e Shqipërisë, të parën në historinë e tyre dhe trajnerin Ernest Gjoka.

Një fitore 3:1 ndaj Skënderbeut, ku golat i shënuan Dvornekoviç i cili i dha epërsinë Kukësit, më pas Skënderbeu barazoi me Fukuin, por futbollisti nga Tetova Izair Emini i dha epërsinë e dytë Kukës, që në fund kroati Pejiç të vulos fitoren, që përbën padyshim fillimin më të mirë të mundshëm për Kukësin. /Portalb/

Exit mobile version