Site icon PORTALB

Shkon në 120 numri i viktimave nga tërmeti në Itali

Tërmet në Itali

Tërmet në Itali

Kryeministri italian, Matteo Renzi ka thënë se deri tani rreth 120 persona raportohet se kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë të lënduar nga lëkundjet  e tokës të cilat ndodhen gjatë natës së mbrëmshme.

Tërmeti prej 6,2 shkallësh ka bërë që gjysma e qytezës Amatrices në Italinë qendrore të shkatërrohet tërësisht. Zyrtarët e Departamentit Civil në Itali e kanë cilësuar këtë tërmet të ngjajshëm në një të vitit 2009 në Akuila ku kishin vdekur mbi 300 veta.

Përveç Amatrices edhe fshatra dhe qyteza tjera në rrethinën e Perugias kanë pësuar dëmtime të shumta.

Deri tani raportohet se 5 shtetas shqiptarë janë lënduar nga ky tërmet./21Media

Exit mobile version