Mjegullat e kanë mbuluar Qytetin e Shkupit dhe Tetovës. Përveç mjegullës shkupjanët dhe tetovarët po “mbyten” në ajrin e ndotur. Masat e propozuara të Qeverisë siç duket nuk kanë efekt.
Aparatet matëse të ministrisë për ambient jetësor tregojnë se Tetova dhe Shkupi janë në fazën e kuqe dhe PM 10 janë në nivel të lartë.
Qeveria problemin me ndotjen mundohet ta rregullojë me apelin për shfrytëzimin e transportit publik.