Një tërmet i fuqishëm godet Mianmarin, 2 të vdekur

Së paku dy persona kanë humbur jetën sot nga tërmeti me magnitudë prej 6.8 ballë që goditi Mianmarin, ndërsa dhjetëra faltore dhe tempuj thuhet se u dëmtuan në një qytet të lashtë, raporton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar nga Ministria e Mirëqenies Sociale tha për AA se dy persona janë konfirmuar të vdekur në qytetin e vogël Pakokku në rajonin qendror Magway.

“Me aq sa kemi informacione, dy persona kanë vdekur në qytetin Pakokku në Mianmarin qendror,” tha zyrtari në kushte anonime. Ai shtoi se rreth 40 faltore dhe tempuj në qytetin e lashtë Bagan besohet të ketë pësuar dëme për shkak të tërmetit. “Pjesët e sipërme të së paku katër tempujve të lashtë janë shembur gjatë tërmetit”, tha ai.

Sipas Departamentit për Hidrologji dhe Meteorologji, tërmeti u regjistrua 129 milje (208 kilometra) në veriperëndim të Mandalay-t, qyteti i dytë më i madh i vendit. Tërmeti është ndjerë në të gjithë Mianmarin, duke përfshirë qytetin Yangon dhe qytete të tjera të mëdha.

Në prill, një tërmet me magnitudë prej 6.9 ballë shkaktoi dëme serioze në tri faltore në rajonin qendror Sagaing, por jo viktima.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button