Site icon PORTALB

Regjimi i Asadit rifillon sulmet në Malin Turkmen

Mali Turkmen

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale thuhet se forcat e regjimit të Asadit kanë nisur një ofensivë kundër grupeve opozitare në rajonin turkmen me artileri të rëndë dhe bateri raketore, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë sulm thuhet se objektivat janë rrugët dhe pikat ushtarake të kontrolluara nga grupet opozitare ne Malin Turkmen.

Nga ana tjetër zhurmat e shpërthimeve në këtë rajon si rrjedhojë e sulmeve të forcave të regjimit janë dëgjuar deri në pjesën turke të kufirit me Sirinë.

Exit mobile version