O’Connell: Kosova ka probleme më të mëdha se demarkacioni

Kosova ka probleme tjera më të mëdha se demarkacionin, vlerëson ambasadori britanik në Kosovë.

Në një intervistë për KTV-në, Ruari O’Connell ka thënë se kjo çështje nuk është reale, por as jetike për Kosovën. Ai ka shtuar se më 1 shtator duhet t’i lihet Kuvendit që të vendosë për këtë, derisa ka ripërsëritur se përdorimi i dhunës është i papranueshëm, transmeton Koha.net

Ka folur për skandalin e përgjimeve, që ka thënë se është vetëm rikujtim dhe dëshmi e asaj çka ka ndodhur që nga paslufta në Kosovë.

Megjithëkëtë, ka thënë se nuk pajtohet që ambasadorët nuk kritikojnë vazhdimisht korrupsionin e nepotizmin dhe problemet tjera të Qeverisë, krahasuar me veprimet e opozitës.

O’Connell ka thënë se punësimi bazuar në lidhje familjare e politike mund ta mbysë Kosovën. Sipas tij, me tryeza nuk luftohet korrupsioni, por me përkushtim të klasës politike në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button