Liga Arabe i dënon sulmet ajrore izraelite mbi Rripin e Gazës

Liga Arabe i ka dënuar sot sulmet e fundit ajrore izraelite mbi Rripin e Gazës, në bllokadë prej kohësh.

Ahmed Ben Heli, zëvendëssekretari i përgjithshëm i Ligës, i ka quajtur sulmet izraelite “provokuese” teksa ka folur për gazetarët në Kajro, pasi ato kanë përkuar me 47-vjetorin e një sulmi zjarrvënës mbi xhaminë El-Aksa në Jerusalemin Lindor.

“Kjo tregon mentalitetin dhe arrogancën izraelite karshi ligjit ndërkombëtar dhe nismave për paqe,” ka thënë ai.

Avionët izraelitë goditën të dielën disa objektiva në Rripin e Gazës, pak kohë pasi disa raketa ishin hedhur në jug të Izraelit.

Izraeli do të kryente në korrik dhe gusht të vitit 2014 një ofensivë ushtarake disajavëshe në Rripin e Gazës.

Gjatë mësymjes për 51 ditë u vranë mbi 2.160 palestinezë, kryesisht civilë, ndërkohë që u plagosën 11.000 të tjerë, transmeton tesheshi.com.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button