Site icon PORTALB

Tre të vrarë në Gakovë

Tre të vrarë në Gakovë

Tre persona kanë mbetur të vrarë gjatë një përleshje me armë zjarri në Gjakovë. Rasti ka ndodhur pak minuta më parë në Çarshinë e këtij qyteti.

Lajmi është konfirmuar për Telegrafin nga zëdhënësja e Policisë Rajonale të Gjakovës, Lirie Podrimaj.

“Rreth orës 16:30 kemi marrë informatën se në rrugën ‘Ismajl Qemajli’ kanë gjuajtur me armë dhe tre persona kanë vdekur. Patrullat e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Podrimaj, transmeton Portalb.

Ajo ka shtuar se ende nuk dihet motivet e kësaj vrasje, dhe se viktimat janë të gjinisë mashkullore të moshës 25- 35 vjeçar.

“Të dyshuarit janë në arrati dhe shumë shpejt dot ë japim informata të tjera”, ka thënë zëdhënësja e Policisë.

Exit mobile version