Site icon PORTALB

Labi në Hasanbeg, 76 familjeve ua ndanë nga 150 euro (FOTO)

Labi në Hasanbeg

Këngëtari nga Ferizaji i Kosovës, Labinot Tahiri – Labi, sot ka vizituar lagjen Hasanbeg, e cila ishte një ndër më të prekurat nga vërshimet e 6 gushtit, njofton Portalb.

Me këtë rast, Labi, paraprakisht kishte premtuar se do të organizojë një aksion për të mbledhur 10.000 euro, për t’ua shpërndarë familjeve shqiptare të këtij rajoni. Nëpërmjet profilit të tij në “Facebook”, ai ka njoftuar se i ka mbledhur më shumë se sa kishte pritur, edhe atë, 11.536.99 euro.

Ai sot ka njoftuar paratë e mbledhura po ua ndanë 76 familjeve të prekura nga vërshimet, nga 150 euro. Për më shumë shihni fotot më poshtë. /Portalb

Exit mobile version