RDK: Degradimi ndaj Prokurorisë Speciale duhet të përfundojë

Rilindja Demokratike Kombëtare mbanë qëndrim “konstruktiv ndaj Prokurorisë Speciale Publike, si një institucion i vetëm që mund të rikthej sundimin e ligjit dhe fuqizimin e institucioneve të vendit, diçka që këtij vendi i ka munguar që nga pavarësimi i shtetit e deri më sot”.

“Tentimet e pozitës maqedonase për të degraduar tërësisht këtë institucion të rëndësishëm duke e akuzuar se është dorë e zgjatur e opozitës maqedonase, kanë për qëllim strehimin e mëtutjeshëm të veprimit politik duke devalvuar çdo iniciativë për të rikthyer sundimin e ligjit në vend. Rilindja Demokratike Kombëtare ka mbajtur qëndrim konsistent se themelimi i prokurorisë speciale publike në Maqedoni është vetëm një hallkë e veprimit gjeostrategjik të Ballkanit perëndimorë, nga shumë hallka që e përbëjnë këtë strategji, duke përfshirë gjykatën speciale në Kosovë, byronë hetimore dhe reformat në drejtësi në Shqipëri, dekriminilazimi i skenës politike në Serbi dhe Mal të Zi, dhe lëvizjet e mëdha dekriminalizuese që e presin Bosnjën”, thonë nga RDK.

Ata shtojnë se komuniteti ndërkombëtarë nuk duhet në asnjë mënyrë të lejojë degradimin e PSP-së dhe nga ana e aktorëve politik vendas, por duhet të bëjë çmos që ky institucion të fuqizohet edhe më shumë.

“Nuk ka dilemë se ky institucion duhet ekskluzivisht të merret me rikthimin e sundimit të ligjit në vend, dhe për këtë duhet të merret edhe me pozitën edhe me opozitën sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund të kujdeset për drejtësinë në mënyrë të barabartë, dhe kështu të bëjë fuqizimin e institucioneve të shtetit në përgjithësi. Në të kundërtën, vendin e pret një kaos dhe anarki totale sepse shkelësit e drejtësisë veprojnë më lehtë në vendet ku mungon sundimi i ligjit. Kutia e Pandorës është hapur dhe për këtë arsye duhet pasur kujdes të jashtëzakonshëm nga të gjithë njerëzit dhe institucionet e vullnetit të mire”, thonë nga RDK.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button