Site icon PORTALB

Nesër do të zgjidhet anëtari i pestë i trupit ad – hok për media

Ilustrim

Anëtarët e trupit ad – hok për rregullimin e mediave në periudhën parazgjedhore, nesër do ta zgjedhin anëtarin e pestë, për të cilin ka nevojë ky trup, që të mundet të fillojë me punë, thonë nga ad – hok trupi, njofton Portalb.

Ashtu siç është e shkruar në Kodit Zgjedhor, anëtari i pestë i këtij trupi, patjetër duhet të jetë shqiptar dhe se ai do të zgjidhet nëpërmjet thirrjes publike.

Anëtari i fundit i këtij trupi, duhet të zgjidhet me konsensus të anëtarët e tanishëm, Sllagjana Dimishkovska dhe Cvetin Çilimanov të propozuar nga VMRO – DPMNE dhe Goran Tërpenovski dhe Lubomir Kostovski, të propozuar nga LSDM.

Deri më tani, informatat e Agjencisë së Lajmeve “Meta”, thonë se në mesin e anëtarëve të trupit ad – hok, nuk mbizotëron optimizëm i ekzagjeruar në lidhje me punën e tyre. /Portalb

Exit mobile version