Site icon PORTALB

Instagrami arrin një miliard shkarkime në Android

Instagram

Instagrami ka arritur të shkarkohet një miliard herë në telefonat me sistem operativ Android.

Kështu rrjeti i njohur social u bë aplikacioni i katërt i kompanisë së Facebookut që arrin këtë shifër, pas vetë Facebookut, WhatsAppit dhe Messengerit.

Kompania ditë më parë njoftoi se ka më shumë se 500 milionë përdorues aktivë, por numri i shkarkimeve vlen për shkak të fshirjes dhe pas rishkarkimeve te shumë njerëz, transmeton Koha.net

Me këtë shifër, Instagrami bëhet aplikacioni i 19 që arrin shifrën e një miliard shkarkimeve në Android.

Exit mobile version