Site icon PORTALB

Sulm në një autobs në Bruksel: Një grua me thikë plagosi tre persona

Bruksel

Një grua plagosi me thikë tre persona në autobus në Bruksel, me ç’rast policia ka gjuajtur ndaj saj dhe e ka plagosur.

Radio-televizioni Er Be Tie Ef kumtoi se sipas policisë incidenti nuk është me motive politike, por sulmuesja ka pasur probleme psiqike.
Kryeqyteti i Belgjikës është në gjendje gadishmërie, që kur ekstremistë lokal nga Shteti Islamik kryen sulm në Paris në nëntor të vitit të kaluar dhe sulme vetëvrasëse në Bruksel në mars të këtij viti.
Exit mobile version