Site icon PORTALB

Komuna e Çairit furnizohet me vetura elektrike

Vetura elektrike - Komuna e Çairit

Komuna e Çairit është pajisur me vetura elektrike. Këtë sot e theksoi në konferencën për media Kryetari i Çairit Izet Mexhiti në konferencën e mbajtur për mediat.

“Sot bëjmë promovimin  e katër veturave elektrike që do jenë në shërbim të sektorëve komunal për realizimin e detyrave dhe obligimeve të tyre. Veturat në fjalë funksionojnë me rrymë elektrike dhe janë tejet ekologjike, duke kontribuar drejtpërdrejtë për një ambient  dhe për një Çair më të pastër. Uroj që kjo t’i stimulojë edhe institucionet tjera si dhe qytetarët që t’i zëvendësojnë automjetet që e ndotin ambientin. Përveç efektit ekologjik, me këto vetura vjen në shprehje edhe efekti ekonomik, duke kursyer kështu për harxhimet që janë bërë për furnizimin me karburant të veturave të mëparshme, duke tranferuar atë pjesë të buxhetit të Komunës së Çairit për ekologji dhe mirëmbajtjen e pastërtisë”, tha Mexhiti.

Exit mobile version