Site icon PORTALB

Tetovë, do të shqyrtohet vendimi i ELEM për emërtimin “Shën Ilija” në Kodrën e Diellin

Tetovë, do të shqyrtohet vendimi i ELEM për emërtimin “Shën Ilija” në Kodrën e Diellin

Tetovë, do të shqyrtohet vendimi i ELEM për emërtimin “Shën Ilija” në Kodrën e Diellin

Pas reagimeve të shumta në opinion lidhur me emërtimin e një piste të shijimit në “Shën Ilija” në Kodrën e Diellit, komuna e Tetovës ka paralajmëruar mundësinë e shqyrtimit të këtij vendimi që thuhet se është ndërmarrë nga kompania energjetike ELEM, e cila nuk është kompetente për emërimin e rrugëve apo të objekteve tjera komunale.  

 “Është kompetencë e këshillit komunal për të vendosur për të gjitha emërimet e objekteve dhe rrugëve që janë në kuadër të komunës së Tetovës. Sigurisht të gjitha emërimet që kanë të bëjnë me emrat e objekteve qofshin të ski lifteve, rrugëve, shesheve e kështu me radhë do të jenë pjesë e ndryshimit apo pjesë e negociatave që duhet të ndryshohen”, deklaroi Isen Xhemaili, kryetar i këshillit komunal, për televizionin Alsat.

Ndërkohë që edhe sot kanë vazhduar reagimet e banorëve ndaj emërtimit të pistës në “Sveti Ilija” ndërsa janë paralajmëruar edhe protesta nëse nuk ndërmerren masa urgjente nga ana e komunës për heqjen e kësaj tabele që vlerësohet si provim i rënd.

 “Ne si organizatë jemi për ndërtimin të një bashkëjetese mes qytetarëve por ky kuptohet si provokim i radhës i cili ka tendencë që të prish marrëdhëniet ndëretnike ndërnacionale të qytetarëve të Tetovës. Autoritetet komunale janë zotuar se brenda javës do dalin në teren për të bë një proces verbal dhe do ta procedojnë rastin. Është provokim dhe nga provokimi qytetarët irritohen dhe ka individë që mundë të ndërmarrin aktivitete që nuk janë të dëshirueshme për qytetarët e Tetovës prandaj kërkojmë që institucionet të merren me këtë që ta zgjidhin dhe të mos marrin në vete qytetarët ligjin sepse ndëshkohen”, deklaroi Nexhat Bexheti, OJQ “Zgjate Dorën”, transmeton Alsat m.

Exit mobile version