Site icon PORTALB

Dëshironi flokë të butë e me volum, provoni maskën “kakao dhe kos”

Kakao

Flokët kanë gjithmonë nevojë për trajtime për të qenë të shëndetshëm.
Madje, çdo tip floku dhe çdo lloj gjatësie, të paktën një herë në javë duhet të trajtohet me maska ushqyese natyrale, të cilat gjithmonë janë të rekomandueshme për t’i pasur flokët me shkëlqim.

Maska e mëposhtme me kakao është mjaft e dobishme, sepse kakao është një produkt që përmban shumë përbërës që jo vetëm e ushqejnë, por edhe i japin butësi flokëve; aminoacide, minerale, antioksidantë dhe vitamina.

Receta:

Përbërësit:

½ filxhan kos
1 lugë çaji kakao
1 vezë (e kuqja e vezës)
Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit në një enë, derisa të formohet një masë homogjene. Fillimisht e aplikoni maskën tek rrënjët dhe më pas tek të gjithë flokët, duke e përhapur atë në të gjithë gjatësinë e flokut. Kur maska të fillojë të thahet, aplikoni një shtresë tjetër. Më pas e mbështillni kokën me një qese plastike dhe me një peshqir. Mbajeni ato për rreth 20-30 minuta. Në fund i lani flokët si zakonisht, duke përdorur shampo.

Maska duhet aplikuar pa i larë flokët më parë. Për të arritur rezultate më të mira, përdoreni këtë trajtim 2-3 herë në javë, brenda 2 muajsh.

Nëse e përdorni maskën rrallë, volumi do të vihet re vetëm pasi t’i keni larë flokët. Ndërsa, nëse e përdorni rregullisht, flokët do të qëndrojnë me volum për 3 ditë.

Shënim: Duhet të dini gjithashtu se nëse keni flokë me ngjyrë të verdhë dhe e përdorni rregullisht këtë maskë, ngjyra e flokëve mund të fillojë të errësohet duke qenë se kakao është një ngjyrues natyral për flokët, transmeton albeu.com.

Home Healthy Recipes

Exit mobile version