Site icon PORTALB

Ky është afati i dytë për kontrollim të votuesve të dyshimtë në Maqedoni

KSHZ

Pas mbarimit të afatit për kontrollin e votuesve të dyshimtë, mundësia tjetër për paraqitje në KSHZ është vetëm gjatë inspektimit publik të listës së zgjedhësve, dhjetë ditë pas nënshkrimit të zgjedhjeve.

Sipas ligjit, kjo periudhë zgjat 15 ditë dhe vlen për të gjithë qytetarët që kërkojnë ndryshim të të dhënave të tyre në listën zgjedhore.

“KSHZ-ja e ka për obligim që më së voni deri më dhjetë ditë pas nënshkrimit të zgjedhje, ta vendosë listën në inspektim publik dhe qytetarët kanë afat prej 15 ditësh të shqyrtojnë listën dhe nëse nuk janë të shkruar aty ose duan të ndryshojnë ndonjë të dhënë të bëjnë kërkesë deri te zyrat tona”, u shpreh Lupka Guguçevska, zëdhënëse e KSHZ-së.

Para përfundimit të muajit, KSHZ-ja duhet të prezantojë një listë zgjedhore pa këto 30 mijë votues kurse në 31 gusht, partitë politike duhet të vendosin nëse janë plotësuar kushtet për zgjedhjeve të parakohshme.

Exit mobile version