Site icon PORTALB

Tërmet i fuqishëm është regjistruar në Japoni

Tërmet

Japonia sot, për të dytën ditë me radhë, është goditur nga një tërmet i fuqishëm me intensitet prej gjashtë ballë sipas shkallës Rihter.

“Epiqendra e tërmetit është vërejtur në ujërat në afërsi të bregut verior të Japonisë, 167 kilometra nga qyteti Mijako, kumtoi Enti gjeologjik amerikan.

Shërbimi meteorologjik amerikan theksoi se nuk ka rrezik nga paraqitja e cunamit pas tërmetit në thelllësi prej 10 kilometrave.

Akoma nuk ka të dhënat për dëm të shkaktuar ose viktima në njerëz.

Në rajonin Ibaraki, në jug të Fukujamas, dje është regjistruar tërmet me intensitet prej 5,3 ballë sipas Rihterit.

Exit mobile version