Maqedonisë i ulet rejtingu kreditor

Agjencia “Fiç” e uli rejtingun kreditor të Maqedonisë nga BB+ në BB, shkruan Rojters.

Ulja e rejtingut kreditor, ashtu si shkruan “Rojters” ka të bëjë me publikimin e akuzave të shumta për korrupsion, që sipas agjencisë “Fiç” janë vërtetim i mungesave në standardet për sundimin e mirë, transmeton TetovaSot.

Më andej si arsye për uljen e rejtingut kreditor përmendet edhe mossuksesi i Marrëveshjes së Përzhinos nga viti i kaluar dhe tentimet e pasuksesshme që të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në muajin prill dhe qershor të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button