Site icon PORTALB

OKB thirrje për ndihma humanitare në Halep

Xhon Kirbi

Xhon Kirbi

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, në lidhje me thirrjen për “armupushim 48 orësh me qëllim të dërgimit të ndihmave në Halep” deklaroi se SHBA-të do të mbështesin çdo përpjekje për parandalimin e vuajtjeve të popullatës së atjeshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Kirby, në konferencën për media u përgjigj në pyetjet lidhur me luftën e brendshme në Siri e cila po vazhdon tashmë pesë vite.

Ai u përkujtua se edhe 5 vjet pas deklaratës së presidentit Barack Obama se “Presidenti sirian Bashar al Asad duhet të ik”, megjithatë vazhdon në pozicionin e njëjtë. Gazetarët e pyetën Kirbyn nëse është bërë apo jo ndonjë gabim në lidhje me politikën ndaj Asadit.

Zëdhënësi Kirby tha se nuk duhet marrë parasysh vetëm një pjesë e fjalëve të Obamës, por situata duhet vlerësuar në përgjithësi. Ai shtoj se presidenti Obama ka theksuar se ka ardhur koha që për hir të popullit të Sirisë, Asadi duhet të tërhiqet nga posti.

“Presidenti Obama nuk do të imponoj këso lloj ndryshimi, sepse të drejtën për zgjedhje të liderëve e ka vetë populli i Sirisë, mirëpo duke menduar se Asadi mund të paraqes pengesë për këtë ndryshim, do të bëjmë presion që ai të largohet”, thotë Kirby.

Sipas tij, që nga deklarata e atëhershme e presidentit Obama, SHBA-të në këtë drejtim kanë bërë shumë hapa. Kirby tha se Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry bashkë me Rusinë dhe disa shtete të tjera po përpiqet për zgjidhje politike në Siri.

– Fëmija i plagosur sirian në sulmet ajrore

Në një pyetje në lidhje me 5 vjecarin Ymran Daknes i cili u plagos gjatë sulmeve ajore të Rusisë dhe regjimit sirian në lagjen El Katerji të Halepit më 17 Gusht, Kirby deklaroi: “Sa prej jush e kanë parë video-incizimin apo fotografinë e atij fëmiu të vogël? Sipas meje ai është 5 vjeçar. Sipas llogaritjeve të mia jeta e gjithë jeta e këtij vogëlushi kaloi në lufte, vdekje, shkatërrim dhe uri”.

Më pas zëdhënësi Kirby u pyet në lidhje me “thirren për armëpushim 48 orësh me qëllim të dërgimit të ndihmave në Halep”. Ai tha se është e rëndësishme të gjendet zgjidhje e përhershme.

“Ne mund të mbështesim cdo përpjekje që do të parandalojë dhunën. Ashtu si edhe ky fëmija i vogël (Ymran Daknes), ne mund të mbështesim cdo përpjekje që do të parandalojë vuajtjet. Ne nuk do të ngurrojmë të mbështesim çdo përpjekje për parandalimin e bombardimeve, qoftë edhe vetëm për 48 orë, megjithatë kjo nuk është zgjidhje afatgjate. Mirëpo kjo nuk është ajo që duam ne. Është i rëndësishëm bashkëpunimi rus në disa fusha me karakter teknik. Sekretari Kerry deklaroi që është me rëndësi të realizohen dhe respektohen të gjitha marrëveshjet. Ne jemi duke negociuar me Rusinë me qëllim të arritjes së marrëveshjes e cila do të realizohet plotësisht dhe e cila do t’u jap fund luftimeve në gjithë territorin e Sirisë. Do të vazhdojmë të negociojmë për të gjetur zgjidhje për detajet teknike”, tha Kirby.

Ai theksoj se për parandalimin e dhunës në Siri është e nevojshme që në fazën e parë të parandalohen sulmet e regjimit siran ndaj popullatës së pafajshme.

Përfaqësuesi special i Sirisë në Kombet e Bashkara, Staffan de Mistura ka bërë thirrje “për armëpushim 48 orësh me qëllim të dërgimit të ndihmave në Halep”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtes të Rusisë, Igor Konasenkov deklaroj se javën e ardhshme Rusia do të japë një javë “pauzë humanitare” derisa te merret vesh se nëse është e mundur dërgimi i ndihmave humanitare në mënyrë të sigurtë.

Exit mobile version