Site icon PORTALB

Lansohet zyrtarisht Samsung Galaxy Note7

Samsung Galaxy Note7

Ashtu siç është pritur, Samsung Galaxy Note7 është lansuar zyrtarisht.

Sot, në deklaratën për shtyp, kompania e Koresë së Jugut – Samsung – njoftoi për lansimin komercial të kësaj pajisje, duke zbuluar edhe një listë të vendeve ku telefoni tashmë është në dispozicion për shitje.

Lista përfshin SHBA, Kanadanë, Meksikën, Puerto Ricon, Australinë, Zelandën e Re, Singaporin, Tajvanin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Korenë, transmeton Koha.net.

Sa i përket Europës Galaxy Note7 është vendosur që të lansohet zyrtarisht më 2 shtator, përveç në disa shtete – duke përfshirë Belgjikën, Holandën, Luksemburgun dhe Ukrainën – ku lansimi është shtyrë.

Exit mobile version