Site icon PORTALB

Majlinda Kelmendi sot do të merr shpërblimin 100 mijë euro nga shteti

Majlinda Kelmendi

Sot duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet ceremonia e ndarjes së shpërblimit prej 100 mijë euro për kampionen olimpike xhudisten Majlinda Kelmendi, e cila në Rio mori medaljen e artë olimpike.

Ceremoni do të zhvillohet në kabinetin e ministrit të Kulturës Kujtim Shalanë, të cilën shpërblim prej 50 mijë euro do të marrë edhe trajneri i Kelmendit, Driton Kuka.

Ministria e kulturës njofton se e pranishme do të jetë edhe xhudistja Nora Gjakova, e cila po ashtu ka marrë pjesë në lojrat olimpike Rio 2016, por që u eliminua nga gara në rrethin e dytë. /Insajderi.com

Exit mobile version