Kompania Tuiter njofton se nga mesi i vitit të kaluar ka mbyllur 360.000 profile lidhur me “promovimin e terrorizimit”. Ky rrjet social shton se janë mbyllur 235.000 profile nga shkurti.
“Veprimi kontribuoi për rezultate të konsiderueshme në shkatërrimin e terrorizimit”, njoftoi kompania nga San Francisko.
Tuiteri ishte nën presion që të arrijë ekuilibër mes mbrojtjes të lirisë së fjalës dhe nevojës që grupeve terroriste të mos u jepet hapësirë për përhapjen e porosive dhe rekrutimin e ithtarëve.