Site icon PORTALB

Ljubanishta gati, Subrata Roy askund

Foto nga Ljubanishta

Foto nga Ljubanishta

Ekologët në studimin shkencor për pasojat e ambientit nga ndërtimi i objekteve të planifikuara në zhvillimin e zonës turistike “Ljubanishtë 1”, ku duhet të ndërtonte biznesmeni indian Subrata Roy, konfirmojnë se projekti mund të jetë i realizueshëm nëse u kushtohet rëndësi aplikimit të gjitha standardeve të parashikuara, për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Studimin shkencor e përgatiti kompania “ENVIRO RESURSI”.

Mbetet që të konfirmohet edhe qëndrimi nga “UNESCO” në lidhje me projektin, për arsye se një pjesë e ndërtimeve parashihet që të  ndërtohen në ujërat e liqenit të Ohrit, e cila mbrohet nga kjo organizatë ndërkombëtare. Të gjitha procedurat tjera të mundshme janë të realizuara në lidhje me shndërrimin e tokave bujqësore, në toka punuese si dhe përfundimi i dokumentacioneve për planin urbanistik.

Qëndrim negativ kundër këtij projekti, kishte përfaqësuesi zyrtar i Republikës së Shqipërisë, i cili deklaroi se realizimi i projektit të shtrenjtë, mund ta përkeqëson iniciativën për shpalljen e regjionit Ohër-Prespë si rezervë biosferike, e mbrojtur nga “UNESCO”.

Pasiguria rreth ndërtimit të kompleksit Hotel-Turistik, në Ljubanishtë, edhe më tutje po mbetet aktuale, për arsye se investitori indian Subrata Roy, në Indi po përballet me probleme financiare dhe ligjore. Kompania e personit në fjalë, është gjykuar për mashtrim dhe me urdhër të gjykatës indiane, ai duhet t’jua kthejë disa miliarda dollarë indianëve të mashtruar. /Portalb

Exit mobile version