Site icon PORTALB

Rrushi kontrollon sasinë e sheqerit në gjak

Rrushi

Nëse konsumoni rrush tre herë brenda ditës, në mase të madhe do të mundë të parandaloni sasinë apo ndryshimin e sheqerit në gjak pas vaktit të konsumuar.
Është vërtetuar se konsumimi në masë i rrushit, ndikon në kontrollin e sasisë së sheqerit në gjak, transmeton “Zeri.info”.

Studiuesit kanë analizuar gjendjen shëndetësore të 46 personave, nga ku dolën në përfundimin se ky frutë parandalon ndryshimin e sheqerit në gjak.
Rrushi përmban fibra dhe antioksidues, të cilët ndikojnë në kontrollin e sasisë së sheqerit në gjak. Mjafton që të konsumohen rreth 200 gram rrush në ditë për të arritur efektin e dëshiruar.

Exit mobile version