Site icon PORTALB

Bela me iniciativë deri te Gjykata Kushtetuese: Vendimi për fshirjen e 40-mijë votuesve, vendim absurd

Valon Bela

Valon Bela

Ish këshilltari i kryetarit të Komunës së Çairit, Valon Bela sot deri te Gjykata Kushtetuese dorëzoi iniciativën kundër vendimit të KSHZ-së “për fshirjen e rreth 40-mijë votuesve”, njofton TV21.

Sipas tij, ky vendim është absurditet dhe prandaj ai shprehet kundër tij.

“Nëse në vendet perëndimore ka pasur edhe luftëra qytetare për tu siguruar e drejta e votës, këtu e drejta e votës mund të merret me një vendim qesharak të negociatorëve në fjalë, nga fakti se, kushtohet fakti se ky vendim merret nga përfaqësuesit legjitim të këtyre qytetarëve, gjegjësisht të votuesve të kontestuar, tha Bela.

Ndër tjerash, Valon Bela porositi që mbi bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vijojë edhe përgjegjësia morale, politike dhe penale.

Exit mobile version