Site icon PORTALB

Mjegulla sërish bllokon aeroportin e Shkupit

Foto arkiv

Foto arkiv

Shumë fluturime janë anuluar dhe ende nuk dihet se kur do të zhbllokohe pista e aeroportit të Shkupit “Aleksandri i Madh” për shkak të mjegullës së dendur e cila sot e ka përfshirë kryeqytetin.

Fluturimet për në Stamboll janë anuluar, si dhe ai për Geteborg dhe të tjerë që mund të ndiqen në ueb sajtin e aeroportit. 

Mjegulla ka penguar nisjen për në Danimarkë edhe të reprezentacionit të hendbollit të Maqedonisë.

Përpos trafikut ajror, mjegulla pengon edhe atë tokësor, sidomos duhet të kihet kujdes në disa akse rrugore që janë shënuar këtu: Kujdes rrugëve, mjegull dhe shembje të dheut. /Portalb

Exit mobile version