Site icon PORTALB

Xhaka, Shaqiri…Januzaj, Kosova nën ethe!

Xhaka, Shaqiri, Behrami

Xhaka, Shaqiri, Behrami

Tifozët e Kosovës vazhdojnë të jenë nën ethe në pritje të vendimeve nga Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Adnan Januzaj e yjeve të tjerë në lidhje me bashkimin në Përfaqësuese.

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Adnan Januzaj e disa yje të tjerë të mëdhenj ende nuk kanë vendosur nëse do t’i bashkohen Kosovës.

Andaj, tifozët e Përfaqësueses vazhdojnë të jenë nën ethe, duke shpresuar në ardhjen e tyre.

Në rrjete sociale janë publikuar shumë mesazhe në formë të thirrjes që ata të kthehen dhe të luajnë për Kosovën, përcjell “Lajmi.net”.

Mirëpo, ata kanë edhe fare pak kohë të bëjnë një gjë të tillë sepse ndeshjet e ardhshme zyrtare në kuadër të kualifikimeve për “Kampionatin botëror 2018” fillojnë nga java e ardhshme.

Exit mobile version