Merkel hedh poshtë pretendimet për lidhjen mes terrorizmit dhe refugjatëve

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, hodhi poshtë pretendimet se fluksi i vitit të kaluar i refugjatëve ka sjellë terrorizëm në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Ajo tha se ky fenomen nuk ka ardhur me refugjatët, por është dukuri që ka qenë e pranishme në Gjermani edhe më herët, transmeton agjencia e lajmeve të Gjermanisë.

Merkel ka folur të mërkurën në mbrëmje në tubimin në shtetin federal Mecklenburg- Pomerania Perëndimore.

Gjermania periudhën e fundit është goditur me një sërë sulmesh, prej të cilave për dy përgjegjësinë e mori DAESH-i.

Nga sulmet jetën e humbën vetëm sulmuesit, ndërsa në të dyja rastet bëhej fjalë për azilantë. Në një sulm të ndarë një adoleshent gjerman në Mynih vrau nëntë persona në një qendër tregtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button