Site icon PORTALB

Sezoni i ri në La Ligë, Real Madridi pa lojtarët kryesorë

Treshja e frikshme e Real Madridit, Ronaldo, Bale dhe Benzema

Real Madrid do të jetë pa dyshen Cristiano Ronaldo e Gareth Bale në duelin e xhiros së parë të sezonit të ri në La Ligë kundër Real Sociedadit.

Real Madrid do ta fillojë sezonin e ri në La Ligë pa dy prej futbollistëve kryesorë.

Cristiano Ronaldo është ende i lënduar kurse as Karim Benzema nuk do të jetë në dispozicion për ballafaqimin në udhëtim tek Real Sociedad, raportojnë mediat spanjolle, përcjell “Lajmi.net”.

Benzema është duke u rikuperuar nga një dëmtim dhe mungoi edhe në Superkupën e Evropës.

Exit mobile version