Site icon PORTALB

Sot mbledhja e përbashkët Kosovë-Shqipëri

Edi Rama dhe Hashim Thaçi

Edi Rama dhe Hashim Thaçi

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo e Shqipërisë mbajnë sot mbledhjen e përbashkët, në Prizren, në orën 11:00. Pas kësaj pritet të të bëhet nënshkrimi zyrtar i dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet dy vendeve.

Ndërkaq në orën 12:00, dy kryeministrat shqiptarë do të mbajnë konferencë të përbashkët për media. Një ditë më herët kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi kishte thënë se se kjo mbledhje çon mesazhin e kufijve të hapur mes dy shteteve.

Kryeministri Thaçi në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka theksuar se takimi i Prizrenit shënon kapitull të ri dhe dërgon mesazhin evropian për të gjithë, mesazhin e rajonit me kufi të hapur dhe pa barriera të së kaluarës.

”Nesër në Prizren ndodhë takimi i përbashkët, takimi i vullnetit të qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë. Është dashur sakrificë shekullore brezash, që të ndodhte krejt natyrshëm ky takim i përbashkët i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, i qeverive tona. Ky takim përshëndetet edhe nga miqtë ndërkombëtarë. Takimi i Prizrenit ëndrrën e shumë brezave e bënë realitet – theksoi Kryeministri Thaçi në mbledhjen e 165-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, një ditë para mbajtjes së Mbledhjes së Përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë”, ka pohur ai. 

Exit mobile version