Në një aksion policor është arrestuar biznesmeni grek Dimitris Kondominas, i cili gjatë vitit 2012 nga Qeveria “Gruevski” mori leje për ndërtimin e Shtëpisë së Oficerëve në vendin e Xhamisë Burmali në Shkup dhe të një hoteli të stilit barok po ashtu në sheshin e kryeqytetit.
Mediat greke shkruajnë se Kondominas është arrestuar nën akuzën për shpërdorime financiare bashkë me dy biznesmenë tjerë.
Sipas portalit “A1on” autoritetet greke janë vënë në kërkim edhe të 7 biznesmenëve tjerë.
Por menjëher pas arrestimit, biznesmeni Kondominas është hospitalizuar pasi që i është rënduar gjendja shëndetësore.