Site icon PORTALB

Shkëndija optimiste arrin në Belgjikë

Futbollistët duke zbritur nga avioni

Futbollistët duke zbritur nga avioni

Nga Belgjika, Gent
Hajrush Mani

Ekspedita ‘kuqezi’ të martën pasdite ka udhëtuar drejt Belgjikës, ku të enjten do të zhvillojë ndeshjen e parë të play-offit për kualifikim në grupet e Liga Evropës kundër Gentit.

Shkëndija tani më gjendet në Gent të Belgjikës, ku të enjten do të luajë takimin e parë të play-offit të Liga Evropës. Ekipi të martën pasdite me fluturim çarter udhëtoi për në Belgjikë dhe në orët e mbrëmjes u vendos në hotelin ‘Holiday Inn Express’.

Të përkujtojmë se Shkëndija është ekipi i vetëm nga Maqedonia që këtë vit mbijetoi më shumë se një raund në Evropë, duke arritur të shkruajë historinë me eliminimin e ekipeve me renome si Krakovia e Polonisë, Neftchi i Azerbajxhanit dhe Mllada Boleslav nga Republika Çeke. Tani Shkëndija para vetes ka sprovën më të vështirë, pasi Genti është favorit i madh, skuadër nën-kampione e Belgjikës dhe pjesëmarrëse në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

Sonte në orën 20:10 në konferencën zyrtare do të paraqiten trajneri Bruno Akrapoviq dhe kapiteni Ferhan Hasani, ndërsa nga ora 20:30 ekipi do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në stadiumin ‘Ghelamco Arena’.
Përballja Gent-Shkëndija luhet të enjten me fillim në orën 20:30. /Portalb.mk/

Exit mobile version