Site icon PORTALB

Arabia Saudite, persona të maskuar sulmuan një stacion të policisë

Rijad, Arabi

Së paku një person ka humbur jetën gjatë një sulmi të armatosur në një stacion policor në qytetin lindor saudit Katif, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç lajmëron agjencia saudite e lajmeve SPA, duke iu referuar deklaratës së zëdhënësit të policisë, katër persona të maskuar ende të panjohur kryen sulm të armatosur në stacionin e policisë në Katif, ku si pasojë është plagosur rëndë një pjesëtar i forcave të sigurisë.

Abdusselam Berces Anzi është transferuar në spital, por përskaj përpjekjeve të shumta të mjekëve humbi jetën.

Forcat saudite të sigurisë kanë filluar kërkimet për sulmuesit.

Qyteti Katif është i banuar me shumicë shiite, ndërsa sulme të ngjashme ka patur edhe në të kaluarën.

Exit mobile version