Site icon PORTALB

Vlorë, xhaxhai masakron me thikë nipin 12-vjeçar. Policia: Autori i krimit, i sëmurë mendor

Vlorë, krim

Makabritetet e kësaj vere duket se nuk kanë limit. Por, ngjarja më e rëndë deri tani është shënuar në Palasë, ku është gjetur një adoleshent i masakruar dhe autori i mundshëm i krimit barbar dyshohet se është pikërisht xhaxhai i viktimës, një person me të meta mendore, transmeton Top Channel.

Ngjarja është njoftuar pasi në fshat është gjetur një trup pa kokë, që i përket 12-vjeçarit Adrian Zani. Hetimet e policisë kanë çuar në një shtëpi ku ishte pikërisht xhaxhai i viktimës, Jorgos Zani, 31 vjeç.

Pas krimit makabër, autori kishte marrë kokën e viktimës dhe ishte futur në shtëpi. Personi i sëmurë është shoqëruar menjëherë në Postën e Policisë në Dhërmi, ndërkohë që ende nuk janë sqaruar detaje të ngjarjes makabre.

Jorgos Zani ka qenë një herë i shtruar në Spitalin Psiqiatrik të Vlorës, në datat 27.10.2015 – 05.11.2015, me diagnozën “çrregullime të theksuara të personalitetit”, pasi ka qenë përdorues i lëndëve narkotike. Gjithashtu, rezulton se shtetasi Jorgos Zani është kuruar edhe në shtetin grek për vite me radhë.

Exit mobile version