Ekspertët e BE-së: Edhe 3 deri më 4 javë do të duhen për pastrimin e rajonit të përmbytur të Shkupit
“Ende ka nevojë për pastrim të baltës dhe mbeturinave në vendet e përmbytura”, vlerëson eksperti holandez për ujëra, Piter Glerum, i cili është në krye të ekipit të Bashkimit Evropian për vlerësim të dëmit nga vërshimet e 6 gushtit në Shkup, njofton Portalb.
Glerum, thotë se do të duhen edhe tre deri më katër javë që të pastrohen rajonet, por në këtë fazë është e pamundur që të bëhet me mekanizëm dhe se është e nevojshme fuqia punëtore.
“Nuk është e sigurt, sepse reshjet e reja mund të shkaktojnë vërshime për shkak se kanalet ende nuk janë të pastruara”, tha Glerum dhe porositi që personat e prekur nga vërshimet të mos kthehen në rajonet e përmbytura.
Në lidhje me shpejtësinë e reagimit për menaxhim me përmbytjet, Glerum tha se ajo ka qenë e ngjashme sikur në vendet e tjera ku ka kryer vlerësime.
Udhëheqësi i Departamentit për Bashkëpunim me Delegacionin e BE-së në Maqedoni, Martin Klauke, theksoi se në 18 muajt e fundit kjo është përmbytja e tretë në Maqedoni dhe se vitin e kaluar në vend janë ndarë 10 milionë euro për menaxhim me katastrofat. Ai theksoi se është e patjetërsueshme të bëhen ndryshime strukturore për menaxhimin me vërshimet dhe se vlerësimi i ri do të bëhet në koordinimin e Bankën Botërore dhe Kombet e Bashkuara, transmeton Portalb.
“Në bazë të vlerësimin do të vlerësohet se si të menaxhohen pasojat afat-mesme dhe afatgjate nga vërshimet”, tha Klauke.
Ai theksoi se është e nevojshme që të implementohen sistemet për paralajmërim të hershëm, por edhe të zbatohen instruksionet nga Bashkimi Evropian për menaxhim me vërshimet.
Gazetarët përfaqësuesit e BE-së i pyetën se si e komentojnë atë që Qeveria, kërkon ndihmë financiare dhe humanitare nga ambasadat në vend, ndërkaq paralajmëron ndërtim të parkut të ri argëtues dhe fasada barkon, përfaqësuesit e BE-së, thanë se nuk do t’i komentojnë prioritetet e Qeverisë.
Në lidhje me shumën që BE do ta ndajë për vërshimet, Klauke tha se kjo është ndihmë fillestare, e cila është dërguar te Kryqi i Kuq për menaxhim urgjent me krizën. Ai theksoi se falë BE-së, deri më tani, janë siguruar rreth dy milionë euro edhe atë nga vendet anëtare të BE-së dhe se pas vlerësimit, nëse është e nevojshme do të ndahen edhe mjete shtesë. /Portalb