Marrëveshja e partive politike, tani për tani, po rrjedhë sipas planit të caktuar. Nga të dy partitë më të mëdha maqedonase, VMRO – DPMNE dhe LSDM, thonë se nuk do të ketë vonesë dhe anulim, por as probleme që të zbatohen të gjitha aktivitetet për të cilat u pajtuan më 20 korrik, njofton Portalb.
Nga LSDM, informojnë se ndryshim i vetëm do të jetë data për formimin e trupit ad – hok, e cila do të vonohet për katër ditë.
Mbështetje për zbatimin e marrëveshjes së 20 korrikut dhanë edhe ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli dhe ambasadorja e Francës, Lorens Oer, e cila në takimin e fundit si ambasadore në Maqedoni, me ministrin Arbër Ademi, ka porositur që partitë t’i plotësojnë të gjitha pikat për të cilat janë marrë vesh.
Dje takime me katër liderët e partive politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, ka mbajtur edhe drejtori për Çështje Evropiane të Këshillit për Sigurim të SHBA-së, Çarl Kupçan. Në takime ka marrë pjesë edhe ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli, i cili më pas, në profilin e tij të rrjetit social “Twitter”. Shkruajti “Takim i mirë me Kupçan dhe me liderët e partive politike: Të plotësohet marrëveshja e 20 korrikut, mbështetje për PSP-në, Maqedonia të kthehet në rrugën e BE-së dhe NATO-s”, transmeton Portalb.