Site icon PORTALB

Së paku 32 persona janë vrarë në sulmin afër kufirit Turqi-Siri

Së paku 32 kryengeritës sirianë u vranë mbrëmë vonë në një sulm me vetëvrasës me bombë në hyrje të kampit të refugjatëve “Atmeh” në Siri në afërsi të kufirit turk.

Siç njoftoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, sulmi është kryer ndaj një autobusi që mbante luftëtarë kryengritës sirianë.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Exit mobile version