KNKK: Beteja për Alepon është një nga konfliktet më të rënda në mjedis urban
Beteja për Alepon, qyteti i dytë më i madh në Siri, i cili sot është shkatërruar është një nga konfliktet më të rënda në mjedis urban, deklaroi Peter Maurer, kryetar i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK).
“Pa dyshim, kjo është një nga përleshjet më të ashpra në mjediset urbane në historinë më të re”, theksoi Maurer.
Sipas tij, qyteti Alepo, i cili është i ndarë në lagje, të cilat janë nën kontroll të kryengrtistëve në pjesën lindore dhe në lagje nën kontroll të forcave të regjimit në pjesën perëndimore, kohëve të fundit është vend i eskalimit të tensioneve, me ç’rast qinjdra njerëz kanë humbur jetën, ndërsa numri i të lënduarve akoma nuk dihet. Dhjetëra njerëz janë nën rrethim dhe nuk marrin kurrfarë ndihme.
“Askush nuk është i mbrojtur atje. Asnjë vend nuk është i mbrojtur. Bombardimet nuk ndërpriten, ndërsa shtëpitë, shkolat dhe spitalet janë vazhdimisht në shënjestër. Njerëzit jetojnë në frikë”, shtoi kryetari i KNKK.
Ai theksoi se vuajtjet e banorëve në qytet janë të mëdha dhe i ka ftuar të gjitha palët në konflikt që të ndërprejnë me sulmet dhe derdhjen e gjakut në Alepo.
KNKK u ka bërë thirrje palëve në luftë që menjëherë ta ndërprejnë zjarrin në të gjitha lagjet e Alepos, me qëllim që t’i dërgohet ndihmë humanitare popullatës.