Site icon PORTALB

Donald Tramp i vazhdoi sulmet ndaj mediave, në mënyrë të njëanshme kanë raportuar për fushatën e tij

Donald Trump

Donald Trump

Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Tramp, dje vazhdoi me sulmet ndaj mediave, të cilat i akuzon se sillen në mënyrë armiqësore ndaj tij dhe në mënyrë të njëanshme njoftojnë për fushatën e tij, transmetuan mediat franceze.

“Mediat nuk raportojnë në mënyrë korrekte për mitingjet e mia. Ata asnjëherë nuk përmendin për porosinë e vërtetë dhe asnjëherë nuk tregojnë sa është i madh përkushtimi, e as se sa është i entuziasmuar opinioni”, ka shkruar miliarderi në Tuiter.

Nuk është liri e shtypit kur gazetave dhe mediave të tjera u lejohet të tregojnë dhe të shkruajnë çka të dëshirojnë, madje edhe sikur ajo të jetë e pavërtetë, theksohet në shkrimin e dytë në Tuiter.

Disa orë paraprakisht ai iu ankua mediave “të neveritshme dhe të korruptuara” dhe zemërimin e tij konkretisht e hodhi ndaj “Nju-Jork tajms”, sepse ka shkruar se ekipi parazgjedhor i Tramp është shumë i luhatshëm për shkak të popullaritetit të tij në rënie në sondazhe.

“Nju-Jork tajms” citon burime anonime dhe shkruan për mitingjet të cilat asnjëherë nuk janë mbajtur.

“Reportazhet e tij janë një trillim. Mediat e mbrojnë Hillari Klinton”, u ankua Tramp përmes Tuiterit.

Tramp ka të drejtë kur thotë se shumica e mediave dëshirojnë që ai të humbë në zgjedhjet, ka shkruar dje “Uolstrit xhurnal”. “Kjo është ashtu sepse Tramp iu lehtësoi mediave dhe oponentëve të tij për ta sulmuar me deklaratat e tij provokuese”, shtoi “Uolstrit xhurnal”, cituar nga mediat franceze.

Exit mobile version