Site icon PORTALB

Të paktën shtatë të vrarë gjatë një sulmi me bombë mbi një spital në Jemen

Jemen

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në sulmet mbi një spital në pjesën veriore të Jemenit të kryera nga koalicioni synit, i kryesuar nga Arabia Saudite kundër kryengritësve shiitë huthë, kumtuan autoritetet lokale.

Sulmi është kryer në provincën Haxha, e cila është nën kontroll të kryengritësve, ndërsa spitali i bombarduar menaxhohet nga organizata ndërkombëtare humanitare “Mjekë pa kufij”.

Momentalisht është e pamundur të zbatohet evakuim i të lënduarve sepse aeroplanë ushtarakë akoma fluturojnë mbi rajon.

Të shtunën dhjetë fëmijë janë vrarë, ndërsa 28 janë lënduar në sulmin ajror mbi një shkollë në provincën fqinje jemenase Saada.

Exit mobile version