Site icon PORTALB

Kërcënohen me heqje koke satiristët e “Chalie Hebdo”

Charlie Hebdo

Revista satirike “Charlie Hebdo” ka marrë kërcënime serioze me vrasje, pasi kishin publikuar një karikaturë të myslimanëve të zhveshur duke ecur në plazh. Po kjo revistë është sulmuar nga terroristët e ISIS në vitin 2014 për shkak të përmbajtjeve të tyre satirike për myslimanët

Zyrat e revistës “Charlie Hebdo” në Paris morën një paralajmërim për sulm të pashmangshëm me bombë. Kërcënimin gazetarët e revistës e morën me anë të Facebookut, shkruan DailyStar, transmeton Express.

Rreziku është i lartë për sulm terrorist, pasi gazeta ishte sulmuar edhe më parë nga terroristët e ISIS. Policia në Francë tashmë po hetojnë kërcënimin.

Exit mobile version