Kandidati republikan për president, Donald Trump thotë se sot do të flas për “realizmin e politikës së jashtme” që fokusohet në mënyrën se si do të shkatërrohet grupi terrorist, Shteti Islamik dhe grupe të tjera të njejta.
Këtë, Trump do e bëjë përmes një fjalimi që do e mbajë të hënën në Ohio.
Kandidati republikan do të thotë se SHBA-të duhet të bashkëpunojnë me të gjithë që kanë qëllim shkatërrimin e IS-it, pavarësisht mospajtimeve në tema të tjera.
Trump gjithashtu pritet të propozojë një politikë të re imigracioni sipas së cilës SHBA-të do të ndalojnë dhënien e vizave në raste kur verifikimi i duhur i aplikuesit nuk është i mundshëm.
Ai pritet se do të propozojë edhe krijimin e një testi të ri ideologjik për personat që duan të shkojnë drejt SHBA-ve, duke testuar kështu qëndrimet e kandidatëve për viza në lidhje me lirinë e fesë.
Trump do të flas sot si do e mund IS-in
![](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2016/07/thumbs_b_c_a2374fde505e4e90d836f7f7a3228c45.jpg?fit=863%2C485&ssl=1)
Donald Trump