Bolt, një vetëtimë në Rio

Historia e përshëndet xhamajkanin Usain Bolt si atletin më të madh të të gjitha kohërave. Në garën më të pritur të Olimpiadës, atë të 100 metrave, si askush tjetër më parë, Bolt ka fituar një tjetër medalje të artë, duke e çuar në 3 numrin e tyre.

Në “Rio 2016”, Bolt u nis keq dhe i duhej të parakalonte. Në fillim francezin Vicaut, i cili nderoi Evropën me arritjen e finales, më pas me radhë Blake, Brommell dhe De Grasse (kanadezin që mori medaljen e bronztë).

Në mesin e garës i mbetej për të kaluar vetëm amerikani Justin Gatlin, objektivi më i vështirë. Por, në metrin e 80 gara kishte përfunduar.

Bolt kalon finishin me 9.81, në një garë ku 5 atletë përfunduan nën kohën 10 sekonda. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button