Site icon PORTALB

Hungaria dërgon ndihmë për Maqedoninë

Vershim, permbytje

Në kazermën “Goce Delçev” në Shkup sot do të arrijë ndihmë që e ka dërguar Hungaria për të dëmtuarit në vërshimet në rajonin e Shkupit, përmes Mekanizmit për mbrojtje civile të BE­-së.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim njoftoi se në pranim­dorëzimin e donacionit do të marrë pjesë ambasadori i Hungarisë në Maqedoni, si dhe përfaqësuesit e Qeverisë së Maqedonisë.

Ka paralajmërime për arritjen e donacioneve edhe nga Austria, Sllovakia dhe Bullgaria. Me këto donacione rritet numri i shteteve që donojnë ndihmë për rajonet e vërshuara në Maqedoni përmes Mekanizmit për mbrojtje civile të Bashkimt Evropian informojnë nga DMB.

Exit mobile version