Site icon PORTALB

Thaçi: Vizita e Biden historike, miqësia e Kosovës me SHBA-në e përjetshme

Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka cilësuar historike vizitën e zëvendës-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në Kosovë.

Biden, që pritet të vijë në Kosovë në fillim të javës tjetër (të martën), sipas Thaçit, punon tash e 26 vjet për paqe dhe stabilitet në Ballkan.

Postimi i plotë i Thaçit:

“Javën e ardhshme vjen Zëvendës-Presidenti Biden në Republikën e Kosovës. Kjo vizitë e mikut të Kosovës shënon një moment të ri dhe historik për Kosovën. Tash e 26 vite, Zëvendës-Presidenti Biden është i përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.

Populli i Kosovës është krenar me mikun i cili që nga fillimi i viteve nëntëdhjetë ishte shpresa dhe zëri i fuqishëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në Washington. Miqësia e Kosovës me SHBA-në është e përjetshme.

Kosova dhe populli i saj i janë mirënjohës për jetë Zëvendës-Presidentit Biden dhe familjes së tij për kontributin e tyre. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë SHBA-në. HTH”, ka shkruar Thaçi, transmeton Telegrafi.

Exit mobile version