Site icon PORTALB

Disa sulme në Irak shkaktojnë 9 të vdekur dhe 24 të plagosur

Ramadi, provinca irakiane

Irak (Foto arkiv)

Njoftohet se si pasojë e sulmeve me bombë në kryeqytetin e Irakut, Bagdad kanë humbur jetën 9 persona mes të cilëve edhe një polic, ndërsa janë plagosur 24 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kapiteni Dehham el-Mahmud, punonjës në Ministrinë e Brendshme në një deklaratë për gazetarin e AA-së, tha se “Humbi jetën një polic me gradën kapiten, si pasojë e shpërthimit të një bombe të vendosur në automjetin e tij në rajonin Bagdat el-Cedide (Bagdadi i Ri) që gjendet në lindje të kryeqytetit.”

Mahmud theksoi se si pasojë e shpërthimit të një bombe të vendosur në rrugë humbën jetën 2 persona, ndërsa u plagosën 6 të tjerë. Gjithashtu edhe një zyrtar i forcave Sahve të përbërë nga fiset sunnitë që mbështesin qeverinë, ka humbur jetën si pasojë e bombës së vendosur në automjetin e tij.

Mahmud gjithashtu theksoi se në bombën e vendosur në një minibus në rajonin Esh-Shab në verilindje të Bagdadit humbën jetën 2 persona dhe u plagosën 3 të tjerë.

“Në sulmet me bombë në rajonet lindore, qendrore dhe jugore të kryeqytetit kanë humbur jetën 3 persona, ndërsa janë plagosur 15 të tjerë”, ka konfirmuar ai.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Exit mobile version