Site icon PORTALB

Dorëhiqet ministrja suedeze që drejtoi makinën nën ndikimin e alkoolit

Aida Haxhialiç

Aida Haxhialiç

Ministrja e Arsimit në Suedi, Aida Hadzialic, ka njoftuar për dorëheqjen e saj nga ky post pasi që është zënë duke drejtuar makinën nën ndikimin e alkoolit, transmeton Insajderi.

Hadzialic I ka thënë mediave se është ndalur nga polica në një urë në mes të Danimarkës dhe Suedisë me 0.02 promilë alkool në gjakun e saj pas një darke në Kopenhagë.

Sasia e alkoolit që ajo ka konsumuar është e mjaftueshme për të konsideruar se vozitja është bërë nga një drejtues nën ndikim të alkoolit.  Ky limit konsiderohet më I ulët krahasim me vendet e tjera.

“Kam vendosur të dorëhiqem sepse e kuptoj se ajo çfarë kam bërë është serioze,” ka thënë ajo, njofton Indian Express.

Hadzialic është ministrja më e re e kabinetit me vetëm 29 vjet.  Ajo është në këtë pozitë nga viti 2014.

Ajo ka shkuar si refugjate në Suedi nga Bosnja kur ka qenë pesë vjeçare.

Exit mobile version