Site icon PORTALB

Sulm me thikë në një tren në Zvicër, 7 të plagosur, mes tyre dhe një fëmijë

Sulm me thikë në një tren

Janë 7 persona që kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë të ndodhur në një tren në Zvicër.

Siç bën të ditur mediat lokale, autori i sulmit mësohet se është një 27-vjeçar zviceran, i cili pas plagosjeve ka hedhur benzinë në tren dhe i ka vënë flakën.

Ngjarja ka ndodhur në St. Gallen.

“Të paktën një fëmijë është në mes të të plagosurve”, ka thënë zëdhënësi i policisë së St. Gallenit, Bruno Metzeger.

Policia thotë se e ka dërguar trenin në një vend të sigurtë në afërsi të stacionit të trenit Salez.

Daily Mail shkruan se ministri i Brendshëm i Zvicrës ka nisur një takim urgjent me strukturat e sigurisë.

 

Exit mobile version